Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, ka njoftuar se ndihmësi i tij dhe njëherit komandanti i forcave speciale “Ahmat”, Apti Alaudinov, para disa orësh është helmuar, por që jeta e tij nuk është në rrezik.
“Më 8 shkurt ai mori një zarf me një mesazh për gjeneralin. Doli se letra ishte e lagur me një lëndë helmuese. Apti Alaudinov e kuptoi këtë nga era specifike dhe mori masa në kohë, lau duart dhe lau zgavrën e tij të hundës. Edhe eprorët e tjerë bënë të njëjtën gjë, të cilët ishin në kontakt me zarfin”, ka shkruar Kadyrov në kanalin e tij Telegram.
Kadyrov shtoi se Alaudinov dhe eprorët e tij janë dërguar në spital për trajtim, ku morën ndihmë dhe arritën të shmangnin pasojat e rënda, transmeton Telegrafi.
Lideri çeçen njihet për lidhjet e tij të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin, i cili e angazhon sa herë që ka nevojë të kryhen disa punë të pista.
Njëjtë vepron edhe me Dmitry Prigozhinin, i cili udhëheq me grupin famëkeq mercenar Wagner, që së fundmi goditën për vdekje me çekiç në kokë një ish-pjesëtarë të tyre. /Telegrafi/