Telegrafi

Hebei Fortune i ofron pagë javore neto rreth dy milionë euro Messit

Hebei Fortune po bën gjithçka që është e mundur për të nënshkruar më në fund me Lionel Messin.

Klubi i Super Ligës kineze po dëshirojnë ta trasnferojnë pesë herë fituesin e Topit të Artë që kur kanë filluar të sjellin disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror.

Sipas “El Mundo Deportivo”, Fortune është i gatshëm t’i bëj ofertë të bujshme prej rreth dy milionë euro në javë duke përfshirë edhe pagesën e tatimit në pagë.

Megjithatë, argjentinasi muaj më parë ka nënshkruar një kontratë të re në Barcelonën deri në vitin 2021 – me një klauzolë të largimit prej 650 milionë euro.

Por gjigandët e Super Ligës kineze nuk janë dorëzuar dhe kanë një strategji afatgjate për të siguruar përfundimisht nënshkrimin e lojtarit.

Raporti shpjegon se, duke parë ofertën e tyre të pabesueshme të hedhur poshtë, ata e dinë se paratë nuk do të jenë një faktor përcaktues dhe po kërkojnë mënyra të tjera për të bindur argjentinasin.

Ezequiel Lavezzi dhe Javier Mascherano, të cilët i janë bashkuar në klubit kinez, janë miq të Messit dhe Fortune shpreson se dyshja do të jenë në gjendje ta bindin atë për ta bërë këtë lëvizje.

Gjithashtu trajneri i Fortunes është një tjetër amerikano-latin, Manuel Pellegrini.

Vendimi i Neymarit për të lënë Barcelonën në mënyrë që të jetë njeriu kryesor në Paris Saint-Germain tregon se katalanasit janë ende në varësi të 30-vjeçarit Messi. /Telegrafi/