Telegrafi

Hearn: Fitorja e Furyt ishte e parëndësishme, ai është i mirë për t’i argëtuar njerëzit

Tyson Fury (Foto: Steve Marcus/Getty Images/Guliver)

Promovuesi i Anthony Joshuas, Eddie Hearn, e ka minimizuar rëndësinë e triumfit të Tyson Furyt kundër Tom Schwarzit në fundjavën e kaluar duke thënë se dueli mes tyre nuk ishte garues.

Në debutimin e tij në Amerikën, ish-kampioni i padiskutueshëm e përfundoi meçin brenda dy raundesh duke fituar me nokaut teknik kundër gjermanit, i cili ishte i pamposhtur.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Tyson Fury

Megjithatë, Hearn nuk e konsideron të rëndësishme këtë fitore, pasi që ishte një duel pa ndonjë qëllim dhe nuk luftohej për titull.

(Foto: Steve Marcus/Getty Images/Guliver)

“Nuk dua ta kritikoj Tom Schwarzin, por nuk jam i sigurt nëse do të arrinte ta fitonte një titull britanik. Për Tysonin, sërish… një argëtues fantastik dhe urime atij, fitoi shumë para nga një meç që nuk ishte aspak garues”.

“Ai di të argëtojë mirë, mendoj se është absolutisht argëtues. Mendoj se është një boksier i mirë, vetëm se dua ta shoh në meçe të mira dhe nuk do ta shohim së shpejti, por në vitin e ardhshëm në rast se ndeshet me Wilderin, që do të jetë një meç i madh”, ka deklaruar Hearn për Boxing Social. /Telegrafi/