Telegrafi

Hazardit i jepet mundësia ta lë pas makthin e Real Madridit

(Foto: Getty Images)

Eden Hazard mund të jetë futbollisti i radhës nga Real Madridi që vazhdon karrierën në MLS, mes spekulimeve se mund t’i bashkohet Lionel Messit te Inter Miami.

Anësori belg kaloi katër vite për t’u harruar në kryeqytetit spanjoll, pasi ëndrra e realizuar për t’iu bashkuar Los Blancos nga Chelsea në vitin 2019, u shndërrua në makth.

Pas sukseseve të mëdha te Blutë, pritet që të mos ndaleshin të arritur në Santiago Bernabeu, mirëpo problemet me formën fizike dhe lëndimet ia pamundësuan që të ishte lojtari që pritej te Mbretërit.

Lexo po ashtu Ata tashmë janë lojtarë të lirë: Futbollsitët më të vlefshëm që janë pa kontratë

Hazard pati edhe një vit në kontratën e tij me Realin, mirëpo palët arritën marrëveshje që të largohej para kohe.

Tani, sipas Football Espana, 32-vjeçari e ka mundësinë që ta ringjallë karrierën në kontinentin amerikan. /Telegrafi/