Eden Hazard tashmë ka filluar të adaptohet me skuadrën e re të Real Madridit.
Belgu është paraqitur në ndeshjen e parë me klubin e ri, ku madrilenët në miqësoren e luksit pësuan humbje 3-1 kundër Bayer Munichut.
Futbollisti gjatë një bisede me mediat ka zbuluar se cili ishte goli më i bukur që ka shënuar në karrierë.
Ai ka thënë se bëhet fjalë për një gol të realizuar sa ishte futbollisti i Lilles kundër Marseilles, kur realizoi gol nga një distancë e largët.
“Kam shënuar shumë gola në karrierën time. Por, njëra ndër më të mirat ishte me ekipin e Lilles kur realizova gol kundër Marseille. Gola të bukura kam realizuar edhe kundër Liverpoolit, Tottenhamit si dhe Arsenalit. Megjithatë më të mirët pres që të vijnë tani në fanellën e Real Madridit”, ka pohuar belgu.
Ndryshe, sulmuesi pohoi se te Los Blancos ka ardhur për të shënuar gola dhe të ndihmuar bashkëlojtarët në synimet e reja për trofe. /Telegrafi/
https://youtu.be/os3YZQr9IQQ?t=3