Telegrafi

Hazard zbulon katër futbollistët më të mirë në Ligën Premier

Eden Hazard (Photo by Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Ylli i Chelseat, Eden Hazard, ka zbuluar katër lojtarët e tij të preferuar në kampionatin anglez, Ligën Premier.

Liga Premier është njëri nga kampionatet më interesante në botë dhe gjithmonë ka pasur emra të mëdhenj të futbollistëve që kanë luajtur aty.

Në të kaluarën kanë luajtur futbollistë, të cilët kanë fituar çmime të mëdha individuale, por edhe tani ka të atillë.

Lexo po ashtu FIFA zbulon formacionin më të mirë të vitit

Ylli belg i Chelseat, Hazard është njëri nga ta, por atij iu kërkua të emërojë katër futbollistët me të mirë gjatë një intervistë për Sportbible.

Hazard dhe Kante

“Në Ligën Premier kemi shumë lojtarë të mëdhenj”, ka thënë fillimisht Hazard.

“Aguero është njëri nga më të mirët”.

Aguero dhe de Bruyne

“De Bruyne është i lënduar, por ai është një nga më të mirët gjithashtu”.

“Mo Salah ishte më i miri vitin e kaluar. N’Golo Kante në ekip është një nga mirët kështu që ne kemi shumë lojtarë të mirë”, përfundoi ylli belg. /Telegrafi/

Salah