Telegrafi

Hazard: Shpresoj ta fitoj Topin e Artë, por e meritojnë edhe disa futbollistë të tjerë

Eden Hazard ka theksuar gjatë një interviste se shpreson që një ditë ta fitoj Topin e Artë, por sipas tij në të ardhmen, ketë çmim e meritojnë edhe Neymar, Paulo Dybala dhe Antoine Griezmann.  

Mesfushori me tipare sulmuese është duke përjetuar një super-sezon me Chelsean, ku janë afër të stolisen me titullin e Ligës Premier.

Lexo po ashtu Zbulohen emrat e futbollistëve që mund ta fitojnë “Topin e Artë 2017”, Messi nuk është askund (Foto)

Paraqitjet e tij të mbushura me gola, asistime dhe ‘show’ kanë bërë që Hazard të jetë shumë i kërkuar, por edhe të flitet si një fituar potencial i çmimit më të madh individual në futboll, “Topit të Artë”.

“Shpresoj që një ditë të fitoj Topin e Artë. Është në mendjen time, nëse nuk e bëj, nuk do të jetë një problem”, ka thënë fillimisht Hazard për Sky Sports.

“Mundohem të bëj një karrierë të mirë – më së miri që mundem – por mendoj se disa lojtarë të tjerë meritojnë ta fitojnë gjithashtu”, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Herrera zgjedh lojtarin e vitit në Ligën Premier, nuk do iu pëlqej aspak tifozëve të Unitedit

“Kur Ronaldo e Messi të pensionohem, ndoshta do të jetë njëri mes Neymarit, Dybalas ose Griezmann, kush e di? Duhet ta shohim”.

“Nuk është se unë mendoj edhe aq personalisht për këtë”, përfundoi ylli belg i Chelseat. /Telegrafi/