Telegrafi

Hazard pritet të zyrtarizohet si lojtar i Real Madridit para përfundimit të sezonit

Eden Hazard (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Eden Hazard pritet të zyrtarizohet si nënshkrimi i tretë i Real Madridit para sezonit 2019/20, pas Rodrygo Goes dhe Eder Militao.

Sipas gazetës Marca, transferimi i yllit belg mund të finalizohet në ditët në vijim, pasi dy klubet dhe lojtari kanë një marrëveshje dhe ëndrra e Hazard për të luajtur në Santiago Bernabeu është vendosur të bëhet e vërtetë.

Ardhja e numrit 10 ishte gjëja e parë që Zinedine Zidane kërkoi nga Florentino Perez pas kthimit të tij në stolin e Madridit.

“Kur ai është një nga më të mirët në botë, ai do të bëhet lojtar i Real Madridit”, tha presidenti në përgjigjen e tij kur u pyet për Hazardin.

Ballina e gazetës spanjolle Marca

Ky moment ka mbërritur tashmë dhe ylli i Chelsea do të jetë një lojtar i Madridit sapo të përfundojë sezoni, edhe pse londinezët janë ende duke luftuar për të përfunduar në katërshe të Ligës Premier dhe trofeun e Ligës së Evropës.

Hazard kurrë nuk e ka mbajtur të fshehur dëshirën e tij për të veshur fanellën e bardhë dhe ai hodhi poshtë më shumë se tri tentime të rinovimit të kontratës nga Blutë.

Marrëveshja do t’i kushtojë Real Madridit rreth 100 milionë euro, për shkak se ka mbetur vetëm një vit në kontratën e tij dhe të dy klubet kanë një marrëdhënie të shkëlqyeshme, siç tregohet edhe me marrëveshjen për Mateo Kovacic. /Telegrafi/