Site icon Telegrafi

Hazard nuk do të prezantohet te Real Madridi para 11 qershorit

Eden Hazard (Foto: Francois Nel/Getty Images/Guliver)

Real Madridi nuk pritet të paraqesë zyrtarisht Eden Hazard si nënshkrimin e tyre të ri përpara datës 11 qershor, edhe pse transferimi  i lojtarit te Los Blancos mund të shpallet më herët.

Drejtorët e përgjithshëm të Chelseat dhe Real Madridit, Marina Granovskaia dhe Jose Angel Sanchez, do të takohen në ditët në vijim për të finalizuar marrëveshjen mes dy palëve.

Sipas gazetës spanjolle Marca, arritja e marrëveshjes thuhet se do të bëhet në bazën e 105 milionë funteve apo rreth 130 milionë eurosh.

Lexo po ashtu Hazard e konfirmon largimin: Unë e kam marrë vendimin, është një lamtumirë - gjithçka varet nga dy klubet

Hazard shprehu dëshirën e tij për t’u transferuar në skuadrën spanjolle disa javë më parë dhe madje ai u shfaq duke thënë lamtumirë pas triumfit në finale të Ligës së Evropës ndaj në mbrëmjen e së mërkurës.

Lexo po ashtu Fabregas: Hazard mund ta fitojë Topin e Artë te Real Madridi

Paga aktuale e sulmuesit anësor belg është nëntë milionë euro në sezon, ndërsa te Mbretërit kjo pritet të sillet rreth dyfish.

Chelsea tashmë e ka nënshkruar zëvendësimin e tij pasi ka transferuar lojtarin e Borussia Dortmundit, Christian Pulisic. /Telegrafi/

Exit mobile version