Telegrafi

Hazard: Jam gati të largohem nga Chelsea, Real Madridi klub ëndrrash

Eden Hazard (Getty Images)

Kapiteni i Belgjikës, ylli i Cheseat, Eden Hazard ka folur për të ardhmen e tij duke u shprehur i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge për të vazhduar karrierën tek klubi i ëndrrave, Real Madridi.

Ylli belg tashmë ka thënë se Real Madridi është një klub “i veçantë” dhe shtoi se është i gatshëm të largohet nëse Chelsea është i gatshëm të shesë.

“Pas gjashtë viteve të mrekullueshme në Chelsea mund të jetë koha për të provuar diçka ndryshe”, ka thënë fillimisht Hazard duke folur për ITV.

Lexo po ashtu Real Madridi po përgatit ofertë 170 milionë euro për Hazardin

“Sigurisht që pas kësaj Kupe të Botës unë mund të vendos nëse dëshiroj të qëndroj apo të largohem, por Chelsea do të marrë vendimin përfundimtar – nëse duan të më lejojnë të shkoj. Ju e dini destinacionin tim të preferuar”.

“Në të ardhmen, nuk e dini kurrë se çfarë ndodh. Unë do të shkoj në pushime dhe pastaj ne do të shohim”.

Chelsea fitoi Kupën FA në maj, por mbylli një sezon të dështuar duke përfunduar në vendin e pestë, për të humbur kualifikimin e Ligës së Kampionëve, një rezultat që për kosto kishte shkarkimin e menaxherit Antonio Conte.

Lexo po ashtu Chelsea informon Barcelonën dhe Real Madridin, çmimi i Hazardit është i panegociushëm

Futbollisti 27-vjeçar i cili ka bërë më shumë se 200 paraqitje që kur u bashkua me Chelsean nga Lille në vitin 2012, duke shënuar 69 gola e ka cilësuar Real Madridin klub ëndrrash.

Eden Hazard (Getty Images)

“Unë mendoj se Real Madridi është ëndrra e të gjithëve”.

“Me apo pa Zidanen, fanella e bardhë është e veçantë, por bluza blu përshtatet mirë kështu që nuk më shqetëson nëse qëndroj”, përfundoi belgu. /Telegrafi/