Telegrafi

Hazard e konfirmon largimin: Unë e kam marrë vendimin, është një lamtumirë – gjithçka varet nga dy klubet

Eden Hazard (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Edhe në finale të Ligës së Evropës nuk mund të mungonin pyetjet rreth të ardhmes së Eden Hazard.

Futbollisti ofensiv i Chelseat lidhet me një kalim te Real Madridi, ndërsa në ndeshjen kundër Arsenalit në Baku, i shënoi dy gola dhe iu gëzua trofeut të ligës së dytë evropiane për nga rëndësia.

Eden Hazard (Foto; Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Dhe derisa Blutë përgatiteshin për ta ngritur trofeun, BT Sport ka marrë një prononcim lidhur me të ardhmen e belgut.

Lexo po ashtu Chelsea ‘shkatërron’ Arsenalin, fiton trofeun e Ligës së Evropës

“Nuk e di akoma, do të vendosim pas pak ditësh. Tashmë e kam marrë vendimin tim. Gjithçka varet nga dy klubet”.

“Do të marrim vesh pas dy ditësh. Mendoj se është një lamtumirë, por në futboll kurrë nuk i dihet. Ndoshta është koha për një sfidë të re”, ka thënë Hazard pas ndeshjes. /Telegrafi/