Edhe në finale të Ligës së Evropës nuk mund të mungonin pyetjet rreth të ardhmes së Eden Hazard.
Futbollisti ofensiv i Chelseat lidhet me një kalim te Real Madridi, ndërsa në ndeshjen kundër Arsenalit në Baku, i shënoi dy gola dhe iu gëzua trofeut të ligës së dytë evropiane për nga rëndësia.
Dhe derisa Blutë përgatiteshin për ta ngritur trofeun, BT Sport ka marrë një prononcim lidhur me të ardhmen e belgut.
“Nuk e di akoma, do të vendosim pas pak ditësh. Tashmë e kam marrë vendimin tim. Gjithçka varet nga dy klubet”.
“Do të marrim vesh pas dy ditësh. Mendoj se është një lamtumirë, por në futboll kurrë nuk i dihet. Ndoshta është koha për një sfidë të re”, ka thënë Hazard pas ndeshjes. /Telegrafi/