Eden Hazard dhe Thibaut Courtois duan të bashkohet përsëri me ish-bashkëlojtarin e tyre te Chelsea, N’Golo Kante.
Klubi mbretëror është i interesuar të përforcojë edhe më shumë skuadrën dhe njëri nga emrat më të përfolur është ai i francezit Kante.
Sipas raportimeve të para disa ditës, Chelsea dhe Reali kishin arritur tashmë marrëveshje për transferimin e francezit në Bernabeu.
Në anën tjetër, mediumi Athletic shkruan se Hazard dhe Courtois kanë bërë presion që Reali të nënshkruajë me ish-bashkëlojtarin e tyre te Chelsea, Kante.
Dyshja u kanë thënë miqve të tyre që ata besojnë se Kante është lloji i saktë i lojtarit që Mbretërve iu mungon.
Sidoqoftë, me kontratën e tij që ka edhe disa vite dhe moshën 29 vjeç, transferimi i Kantes mund të jetë shumë i vështirë për gjigantët e La Ligës. /Telegrafi/