Site icon Telegrafi

Haxhiu reagon sërish ndaj Isufajt: Le të përgjigjet pse u tërhoq urdhërarresti për kryekriminelin Radoiçiq

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar sërish ndaj kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, i cili e ka akuzuar për tendencë për të ndërhyrë në punën e sistemit prokurorial.

Në reagimin e saj, Haxhiu ka thënë se Isufaj duhet të përgjigjet se pse ka dhënë pëlqimin për tërheqjen e urdhërarrestit ndaj Milan Radoiçiqit.

Lexo po ashtu Haxhiu i reagon Isufajt: Po të mos i hiqej fletarrestimi, operimi i Radoiçiqit në veri do të ishte i pamundur

“Në vend të reagimeve kundrejt deklarimeve tona, Blerim Isufaj, le të përgjigjet vetëm në pyetjen se pse u tërhoq urdhëarresti për kryekriminelin Radoiçiq në vitin 2021? Po të mos hiqej fletarresti me 2021 ndoshta nuk do të kishte Banjskë 2023. Mos të tentojë të ikë nga thelbi i çështjes!”, ka shkruar ministrja në Facebook.

Ndryshe, Isufaj të premten ka pranuar se kishte dhënë pëlqimin për heqjen e urdhërarrestit ndaj Milan Radoiçiqit në vitin 2021.

Ai ka thënë se tërheqja e urdhërarrestit është bërë me miratimin e tij, por që nuk mund të tregojë arsyet se pse ka ndodhur ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version