Site icon Telegrafi

Haxhiu: Nuk e dimë nëse me Vjosa Osmanin do të bëjmë koalicion para apo pas zgjedhjeve

Anëtarja e Kryesisë së LVV-së, Albulena Haxhiu ka thënë se për momentin ende nuk kanë diskutuar për modalitetet e bashkëpunimit me Vjosa Osmanit.

“Është e çartë që ne kemi interes që të kemi bashkëpunim me zonjën Osmani, ndonëse kjo ende nuk është finalizuar se a do të ketë bashkëpunim para apo pas zgjedhjeve. Duket që është reale që do të ketë bashkëpunim…Edhe në bazë të sondazheve duket se Vjosa Osmani e kalon pragun zgjedhor. Ajo ka pasur një konsistencë politike dhe kjo pëlqehet nga populli”, deklaroi Haxhiu në Kanal10.

Haxhiu thotë se LDK ka një rënie dhe sipas saj ajo mund të del edhe në vend të katërt.

“LDK ka rënie të madhe, ajo po lufton për vend të tretë apo edhe të katërt”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Anëtarja e Kryesisë së LVV-së ka mohuar mundësinë e bashkëpunimit me PDK.

“As që e kemi në mendje që të diskutojmë për koalicion me PDK-në…Të vetmin bashkëpunim që do ta shqyrtojmë është ai me zonjën Osmani. Varet tash edhe prej saj nëse do të bashkëpunojmë para apo pas”, tha ndër të tjera Albulena Haxhiu./Telegrafi/

Exit mobile version