Site icon Telegrafi

Haxhiu: Merita më e madhe për suksesin e Lëvizjes i takon Albin Kurtit

Anëtarja e kryesisë së Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, ka falënderuar për kontributin e tyre në Lëvizjen Vetëvendosje ish-kryetarin e Visar Ymerin, dhe të gjithë ata, që sipas saj, ka pasur mospajtime.

Haxhiu tha se viti i kaluar ka qenë vit elektoral, me dy palë zgjedhje që e dyfishuan VV-në në nivel lokal, por edhe qendror.

“Merita për këto arritje mbajnë të gjithë aktivistët, deputetët, kandidatët për kryetar të komunave: Shpend Ahmeti, Mytaher Haskuka dhe Qëndron Kastrati, kandidatët për asamble komunale. Me ish- kryetarin Visar Ymeri dhe të gjithë kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për VV”, tha ajo, transmeton KP.

Por, sipas Haxhiut, meritën më të madhe e ka njeriu më i votuar në Kosovë Albin Kurti.

“Aktivisti që ka fituar zemrën e aktivistëve, politikani me nivel të lartë intelektual dhe me gjuhë popullore”, theksoi Haxhiu. /Telegrafi/

Exit mobile version