Telegrafi

Havertz paralajmëron largimin nga Leverkusen: Tani jam gati për të bërë hapin e madh

Kai Havertz . (Photo by Mark Runnacles/Getty Images)

Kai Havertz është njëri nga lojtarët më të kërkuar në afatin kalimtar të verës.

Mesfushori i talentuar gjerman është raportuar se ka një marrëveshje me Bayern Munich, por ende nuk është konfirmuar një gjë e tillë.

Megjithatë në garë për lojtarin janë skuadra të mëdha si Liverpool, Manchester United, Barcelona, PSG e Chelsea.

Ka qenë vet lojtari që ka konfirmuar se tani është i gatshëm për të bërë hapin e madh në karrierë.

Kai Havertz . (Photo by Christof Koepsel/Getty Images)

“Leverkuseni është top klub, por unë tani jam gati të bëjë hapin e madh”, deklaroi Havertz për Bild.

Talenti gjerman nuk e ka mohuar edhe largimin nga vendlindja.

“Më pëlqejnë sfidat dhe nuk do ta përjashtoja kalimin edhe në ndonjë shtet tjetër”, u shpreh mesfushori i talentuar.

Në anën tjetër Leverkusen kanë deklaruar se do ta lënë të lirë të largohet lojtari nëse vije oferta prej 100 milionë eurove. /Telegrafi/