Trajneri shqiptar, Besnik Hasi është prezantuar tek skuadra e tij e re.
Gjakovari ka marrë drejtimin e gjigantit grek, Olympiacos ku ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.
Menjëherë pasi ka filluar punën tek klubi bardh e kuq, Hasi ka zbuluar edhe emrat që i dëshiron t’i transferojë në klub.
Mediat greke kanë zbuluar se dy dëshirat e para të Hasit janë futbollistë të gjigantit spanjoll Barcelona.
Fjala është për mbrojtësin francez, Jeremy Mathieu që pritet të largohet nga Katalunia për shkak të minutazhës së vogël.
Ndërkohë ish-trajneri i Anderlecht është i interesuar ta afrojë në skuadër edhe sulmuesin anësorë Christian Tello.
Tello ishte i huazuar tek Fiorentina dhe tani është kthyer në Barcelonë por nuk është në planet e klubit.
Gjithsesi sipas medieve greke, për dy futbollistët, Olympiacos është i gatshëm ë ofrojë rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/