Lojtari më i përfolur në këtë fundjavë është Linel Messi, argjentinasi shënoi dy gola nga gjuajta e lirë në fitoren e Barcelonës 4-2 ndaj Espanyolit.
Asnjë skuadër në top pesë ligat evropiane nuk ka shënuar gola më shumë argjentinasi që nga viti 2014.
Por, ta lëmë për një moment Leon anash pasi Bruno Alves ka shënuar një gol mjaft të bukur nga gjuajta e lirë.
37-vjeçari i Parmas shënoi në barazimin 1-1 ndaj Chievo, duke ia mundësuar kështu skuadrës së tij qëndrimin në mesin e tabelës në Serie A.
Portugezi është kapiten i skuadrës, ndërsa ky është goli i tij i dytë në kampionat.
Vlen të theksohet se në anën tjetër Chievo renditet e fundit në tabelë, por nuk ka humbur asnjë ndeshje (tri barazime) me trajnerin e sapoemëruar, Domenico Di Carlo.
Ndeshja e ardhshme e Parmas është ajo kundër Sampdorias, kurse Chievo luan ndaj Spalit. /Telegrafi/