Site icon Telegrafi

“Harroje Real Madridin sepse aty nuk je numër një, shko në Arabinë Saudite dhe merr 350 milionë euro” – francezi legjendar këshillon Mbappen

Legjenda e Francës, Marcel Desailly, beson se Kylian Mbapp nuk mund të jetë ylli kryesor në Real Madrid dhe në vend të kësaj duhet të konsiderojë një lëvizje në Arabinë Saudite.

Si komentator ekspert për Bein Sports, Desailly ka dhënë mendimin e tij për situatën, duke theksuar se Mbappe nuk është i sigurt se Madridi do të ishte vendi më i mirë për të pas largimit të paralajmëruar nga PSG.

“E kam thënë më parë, do të shkoja në një kontinent tjetër. Nuk jam i sigurt se Madridi është vendi më i mirë për të. Ata kanë Vinicius në të majtë, një lojtar që tregon cilësi si Bellingham, kështu që Mbappe nuk do të jetë numri një absolut, që ai dëshiron të jetë”, ka thënë Desailly.

Asi i famshëm francez mendon se shkuarja në Arabinë Saudite do të ishte një opsion i mirë për Mbappe.

“Nëse mendoni për futbollin, për 350 milionë euro do të shkoja në Arabinë Saudite për një vit dhe më pas do të kthehesha sezonin e ardhshëm, në vitin e Kupës së Botës. Në moshën 26 vjeç e gjysmë, do të merrja para dhe do të luaj futboll”, nënvizoi Desailly.

Lexo po ashtu Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Ish mbrojtësi francez në karrierën e tij ka luajtur për Nantes, Marseille, Milan, Chelsea, Al-Gharafa dhe Qatar SC, ndërsa për Francën ka luajtur 116 ndeshje dhe ka shënuar tre gola. /Telegrafi/ 

Exit mobile version