Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka folur për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një postim në platformën “X”, Haradinaj-Stublla ka përmendur një historik të shkurtër siç ka thënë ajo “të dialogut të paparim të ndërmjetësuar nga BE-ja”.
Ajo ka shkruar se ishte ish-përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini ajo që e prishi dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.
“Mogherini e prishi dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja nga një dialog për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në një dialog për ndryshime kufijsh (lexo: ndarja e Kosovës)”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.
Haradinaj-Stublla ka shtuar se në mënyrë të ngjashme po vepron edhe emisari aktual i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.
“Në mënyrë të ngjashme, Lajcak e prishi mandatin e BE-së nga një marrëveshje përfundimtare ligjërisht e detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në një format dialogu të hapur, për një marrëveshje të ndërmjetme gojore/jodetyruese për zbatimin e njëanshëm të të ashtuquajturës “ASMM””, ka shkruar Haradinaj-Stublla.
Kryeministri Albin Kurti akuzoi ndërmjetësin evropian të dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë, Mirolsav Lajçak se është “pozicionuar” kundër Kosovës. /Telegrafi/
Similarly, #Lajcak derailed EU's mandate from a final legally-binding agreement for normalisation of relations between Kosovo & Serbia, to an open-ended dialogue format, for an oral/nonbinding intermediate agreement for unilateral implementation of the so called "ASMM."
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) September 18, 2023