Ka nisur takimi i ushtrueses së detyrës së presidentes Vjosa Osmani dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Në takimin e Haradinajt me Kurtin dhe Osmanin, i pranishëm është edhe ministri në detyrë i Drejtësisë nga radhët e AAK-së, Selim Selimi.
Të premten Kurti i dërgoi ftesë për takim partive politike, në kuadër të konsultimeve për formimin e institucioneve.
Në orët e paradites, Kurti dhe Osmani takoi kreun e PDK-së, Enver Hoxhaj.
Ndërkaq, kryetari i sapo zgjedhur i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas përfundimit të procesit zgjedhor ka njoftuar se nuk do të mund të shkojë për sot në takimin e ftuar nga kryetari i LVV-së, Albin Kurti dhe u.d e presidentes, Vjosa Osmani, për të diskutuar për konstituimin e institucioneve të vendit.
Abdixhiku ka thënë se ka të pamundur pjesëmarrjen në takim, ndërkaq ka propozuar që ky takim të zhvillohet të premten. /Telegrafi/