Site icon Telegrafi

Haradinaj: Kryeministër mburravec, krahason të hyrat buxhetore me vitin e pandemisë, e praktikisht gjithçka po shkon teposhtë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, albin Kurti për deklaratën e tij se të hyrat buxhetore në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë rritur.

Haradinaj e ka quajtur Kurtin “mburravec”, teksa ka thënë se ka krahasurar të hyrat e këtij viti me atë të vitit paraprak që ishte vit i jashtëzakonshëm.

“Kryeministër mburravec, sikur te tregimi i “lepurit mburravec”! Me mburrje të bazuara tërësisht në mashtrime. Thotë se është rritur qarkullimi i bizneseve mbi 30% dhe të hyrat buxhetore të shtetit!? Po, është rritur qarkullimi, pasi që e ke krahasuar me vitin 2020, vit i pandemisë, vit i mbylljes totale të ekonomisë dhe aktivitetit biznesor! “, shkruan Haradinaj në Facebook.

Haradinaj po ashtu shtpi se “Po, janë rritur edhe të hyrat buxhetore, sepse i ke krahasuar me vitin më të jashtëzakonshëm që historia njerëzore njeh”.

Sipas tij, “Edhe më shqetësuese është rritja e të hyrave buxhetore të lidhura me import, veçanërisht importin nga Serbia, që po përjeton ngritjen më të madhe ndonjëherë”.

“Praktikisht gjithçka po shkon teposhtë. Nëse je vërtetë kryeministër për qytetarët e Kosovës, do të ishe kujdesur për situatën pandemike dhe gjendjen më alarmante deri më tani të të infektuarve”, shkruan tutje ai.

Ai po ashtu shtoi se, “Do të ishe marrë me përmirësimin e raporteve me SHBA dhe Gjermani dhe jo si deri më tani duke i dëmtuar skajshëm”.

“Kush je ti në të vërtetë? Ti që premton parajsën e po i jep popullit zhgënjimin. Ti që ke premtu bashkimin, e po e marrim ndarjen. Ti që ke premtu pavarësim, e po marrim degradim”, thotë Haradinaj.

Lexo po ashtu Gjashtë muaj qeverisje, Kurti: Kemi thënë se bizneseve do t’ia heqim pushtetin zhvatës nga qafa, këtë e bëmë

Ndryshe, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se në 6 muajt e parë të qeverisjes së tij ka pasur rritje të të të hyrave prej 33 për qind më shumë se sa rritja e aktivitetit ekonomik, duke iu falënderuar uljes së informalitetit. /Telegrafi/

Exit mobile version