Telegrafi

HaPiTe mban eventin e radhës, diskutohet për menaxhimin e burimeve njerëzore dhe promovimin e konkurseve të punës

Në eventin e radhës të Hapite Space u diskutua për menaxhimin e burimeve njerëzore dhe mënyrat se si të rrisim efikasitetin e tyre.

Folës të këtij eventi ishin Shkumbin Ibraimi – specialist i Burimeve Njerëzore dhe CEO në Staffix, Blerim Zogaj – rekrutues dhe CEO në Talent Network dhe Brezar Xërxa – menaxher i platformës në Telegrafi Jobs.

Përvojën e tyre disavjeçare ata e shpalosën para të pranishmëve, duke i informuar mbi strategjitë më të mira për rekrutimin, zhvillimin dhe vlerësimin e punonjësve, promovimin e konkurseve të punës e krijimin e kulturës së punës.

Lexo po ashtu Telegrafi Jobs në prag të lansimit të konceptit të ri dhe unik

Si ekspertë të kësaj fushe, Ibraimi e Zogaj folën për rëndësinë e burimeve njerëzore brenda një kompanie, përmirësimin e kushteve të punës, respektimin e kontratës së punës e trajnimin e stafit.

Shkumbin Ibraimi – specialist i Burimeve Njerëzore dhe CEO në Staffix
Blerim Zogaj – rekrutues dhe CEO në Talent Network

Ndërsa, diskutimi i Xërxës u fokusua në platformën Telegrafi Jobs, e cila është në prag të shpalosjes së konceptit të ri për punësim dhe shpallje, duke sjell revolucion në këtë fushë.

Brezar Xërxa – menaxher i platformës në Telegrafi Jobs

Ky diskutim është vazhdimësi e ngjarjeve që po organizon HaPiTe. Eventet paraprake iu dedikuan marketingut digjital dhe inteligjencës artificiale, punës me influencerë, punës si freelancer e tema të tjera të cilat zgjuan interesimin e audiencës.

HaPiTe është hapësirë për ngjarje dhe mbledhi të komunitetit e themeluar nga Hallakate, Pixels dhe Telegrafi me qëllim që bizneset dhe personat aktiv në komunitet të zhvillojnë aftësitë e tyre, të rrënjëzohen dhe të zbulojnë mundësi bashkëpunimi.