Telegrafi

Hapet fondacion ‘online’ për Luizin, mbi 7000 dollarë grumbullohen në pak orë

Luiz Ejlli vazhdon të jetë kryefjala e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania.

Ai është shquar si senzacioni i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, duke u kthyer në vetëm pak kohë në personazhin më të kërkuar në rrjetet sociale.

Duke qenë se ka fansa të shumtë që duan që ai ta fitojë edicionin e dytë të BBVA, për të së fundmi është hapur edhe një fondacion online.

Foto: Luiz Ejlli/Instagram

Në platformën GoFundMe ekziston tashmë një fondacion i hapur nga e ëma e tij, Angjelina dhe motra e tij, Ina.

“Përshëndetje të gjithë fansave të zjarrtë të Luizit! Pas shumë kërkesave për të treguar mbështetjen tuaj duke i dërguar dhurata në mënyrë transparente Luizit, kemi hapur një llogari GoFundMe. Ky GoFundMe menaxhohet nga nëna e Luizit (Angjelina) dhe motra e tij (Ina). Ju falënderojmë nga zemra për mbështetjen”, thuhet në përshkrimin zyrtar të fondacionit.

Lexo po ashtu Ia kopjon strategjitë, fituesi i Big Brother në Kanada dëgjon për Luizin: Një ikonë e vërtetë, ai është duke dominuar në Shqipëri

Në vetëm pak orë pasi është bërë publike, llogaria ka arritur që të mbledhë mbi shtatë mijë dollarë.

Madje ka qenë një fans i vetëm i cili ka dhuruar mbi 5000 dollarë për konkurrentin e Big Brother VIP Albania.

Foto: GoFundMe

Shuma që ky fondacion ka vënë si synim që të grumbullohet është plot 250 mijë dollarë amerikanë. /Telegrafi/