Hansi Flick është shpallur Trajneri më i mirë i vitit për sezonin 2020/2021 në ceremoninë e UEFA-s që u mbajt në Gjenevë të Zvicrës.
Hansi Flick, Jurgen Klopp dhe Julian Nagelsmann ishin përfshirë në listën e ngushtë për trajnerin e vitit të sezonit që lamë pas.
Treshja gjermane ka pasur një sezon të mrekullueshëm, prandaj ishin përfshirë në listën e ngushtë.
Flick e fitoi tripletën me Bayern Munichun, Klopp e riktheu trofeun e Ligës së Kampionëve te Liverpooli pas tri dekadash, ndërsa Nagelsmann me RB Leipzig ka bërë befasi të shumta në sezonin që lamë pas.
Top-dhjetëshën e trajnerëve e plotësuan:
4 Thomas Tuchel (Paris Saint-Germain)
5 Gian Piero Gasperini (Atalanta)
6 Julen Lopetegui (Sevilla)
7 Rudi Garcia (Lyon)
8 Zinédine Zidane (Real Madrid)
9 Josep Guardiola (Manchester City)
10 Antonio Conte (Inter)
Trajneri i Lyonit, Jean-Luc Vasseur, e ka fituar çmimin e trajnerit më të mirë të vitit në konkurrencën e femrave. /Telegrafi/