Partneri i sparingut në stërvitje i boksierit të arteve të përziera marciale, Conor McGregor, ka kritikuar ashpër Rita Orën, për fotot me irlandezin në një mbrëmje në Londër.
Rita dhe McGregor u panë bashkë në British Fashion Awards në Londër, ku madje bënë edhe disa fotografi, të cilat u komentuan shumë në rrjetet sociale.
Ndryshe, Rita ka shkruar “takim nate” në një foto ku McGregor shihet tepër afër saj, e ky i fundit ka të dashur tash e nëntë vjet me të cilën ka edhe fëmijë.
Pas reagimeve të shumta, janë edhe miq që nuk kanë qendëruar në heshtje.
Artem Lobov, partneri i sparingut i McGregor ka bërë një “tweet” sulmues ndaj Ritës, duke e krahasuar atë me “hamburger” teksa aludoi që McGregor ka “mishin” në shtëpi duke ju referuar të dashurës Dee Devlin.
Date night @TheNotoriousMMA pic.twitter.com/G4gR5KJ11Y
— Rita Ora (@RitaOra) December 5, 2017
“Më fal Rita, hamburgerët janë të mirë, por jo kur ke mishin në shtëpi”, u shpreh Lobov në rrjetin social Twitter.
Të tjerët adhurues të McGregor vazhduan me kritikat dhe nuk mirëpritën imazhet duke i quajtur mos respektuese.
“Një ofendim i madh për të dashurën. Shumë komode po shihet Rita”, ka shkaruar një fans, teksa një tjetër vazhdoi: “Seriozisht shumë ofenduese për partneren dhe nënën e fëmiut të tij”.
Rita Ora në këtë ceremoni nuk ishte vetëm, por afërsia e saj e madhe me McGregor nuk u prit mirë. /Telegrafi/