Site icon Telegrafi

Hakimi nuk do të mbetet te Dortmundi, Chelsea përgatit ofertë të lartë për marokenin

Achraf Hakimi. (Photo by Sebastian Widmann/Getty Images)

Achraf Hakimi llogaritet si njëri nga mbrojtësit anësorë më të mirë në botë.

Anësori maroken është duke luajtur sezonin e tij të dytë si i huazuar te Borussia Dortmundi nga Real Madridi.

Megjithatë klubi gjerman nuk e ka mundësinë e blerjes në fund të sezonit dhe Hakimi mund të largohet nga ‘Signal Iduna Park’.

21-vjeçari luan në të dy krahët e mbrojtjes dhe kjo ka bërë që skuadrat e mëdha të shfaqin interesim për të.

Achraf Hakimi. (Photo by Sebastian Widmann/Getty Images)

Juventus dhe Bayern Munich prej kohësh e duan lojtarin, mirëpo së fundmi në garë fuqishëm është futur edhe gjiganti anglez Chelsea që është në kërkim të mbrojtësve anësorë.

The Sun ka raportuar se Chelsea ka përgatitë një ofertë të lartë prej 50 milionë euro në drejtim të Real Madridit për t’i siguruar shërbimet e Hakimit.

Trajneri Frank Lampard e pëlqen jashtëzakonisht shumë lojtarin dhe e sheh atë si mbrojtës të majtë në skuadrën e tij, pasi Ben Chilwell kushton 80 milionë dhe Chelsea nuk është gati të paguajë këtë shumë. /Telegrafi/

Exit mobile version