Hailey Baldwin është shfaqur vetëm me brekë të brendit Calvin Klein në një postim në Instagram.
Modelja ka pozuar për ELLE Magazine dhe njërën prej fotografive e ka publikuar në rrjetin e saj social.
Në këtë pozë, 20-vjeçarja me njërën dorë i ka kapur flokët, ndërsa me tjetrën ka penguar që t’i shihen gjinjtë.
Hailey është njëra prej modeleve që do të jenë pjesë e botimit të muajit maj të ELLE Magazine.
Bella Hadid, Maria Borges, Elsa Hosk, Jasmine Tookes dhe Candice Huffine, janë bukuroshet tjera që e kanë zbukuruar këtë revistë.
Hailey Baldwin është një modele amerikane, vajza e aktorit Stephen Baldwin. /Telegrafi/