Legjenda rumune Gheorghe Hagi, ka shënuar një gol spektakolar në stërvitje.
51-vjeçari ka treguar se në këmbët e tij ende ekziston klasi dhe ato nuk kanë humbur magjinë e mëparshme.
Aktualisht Hagi është trajner i klubit rumun FC Viitorul dhe goli i më poshtëm është shënuar gjatë stërvitjes ekipore të drejtuar nga ai.
Vlen të theksohet se Hagi në të kaluarën ka qenë pjesë e Steaua Bucurestit, Real Madridit, Brescias, Barcelonës dhe Galatasarayt. /Telegrafi/