Site icon Telegrafi

“Haaland do të lëvizë këtë verë”, Mino Raiola zbulon katër klubet ku norvegjezi mund të transferohet

Agjenti i Erling Haaland, Mino Raiola, pret që klienti i tij të ndryshoj skuadër këtë verë, ndërsa opsionet për të vazhduar karrierën janë të shumta.

Sulmuesi norvegjez i Borussia Dortmundit vazhdon të mbetet njëri nga emrat më të përfolur në futbollin botëror.

Forma e tij e vazhdueshme dhe golat e njëpasnjëshëm me Dortmundin dhe Norvegjinë kanë bërë që Haaland të pëlqehet nga shumë gjigantë evropianë.

Lexo po ashtu Gjigantët evropianë alarmohen pasi drejtori i Dortmundit konfirmon klauzolën për blerjen e Haaland

Largimi i tij nga klubi gjerman është afër, pasi agjenti i tij, Mino Riola ka deklaruar së fundmi se Haaland mund të ndryshoj ekip në verë.

“Ai do të bëjë hapin e radhës”, ka thënë fillimisht Raiola për mediumin Sport1.

Lexo po ashtu Mino Raiola: E di se ku duhet të shkojë Haaland, idetë janë të qarta

“Bayern, Real, Barca, Man City – këto janë klubet e mëdha ku ai mund të shkojë. Ne të gjithë e dinim, ashtu si Dortmundi se do të vijë koha”.

“Ndoshta këtë verë, ndoshta verën tjetër. Por, ka një shans të madh që ai të largohet këtë verë”, përfundoi agjenti i njohur. /Telegrafi/

Exit mobile version