Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland thuhet ka rrëzuar nga froni i prioriteteve të Manchester Cityt sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi.
Qytetarët janë të interesuar të përforcojnë sulmin në afatin e ardhshëm kalimtar të verës, sidomos pas konfirmimit të largimit të yllit argjentinas, Sergio Aguero.
Ekipi i Pep Guardiolas është lidhur prej kohësh me emra të mëdhenj që mund të përfundojnë në Etihad, ku kryesori ka qenë ylli i Barcelonës, Messi.
Messi është lidhur një ribashkim me ish-menaxherin e tij Guardiola, me klubin anglez që ishte njëri nga dy destinacionet e mundshme së bashku me Paris Saint-Germain.
Megjithatë, tani zërat se Messi mund të mbetet ende në Camp Nou ka bërë që City të lëviz për emra tjerë, ku i preferuar është yllin norvegjez, Haaland, i cili duket se do të largohet nga Borussia Dortmund menjëherë.
Sipas mediumit The Mirror, City ka hequr Messin nga lista e tyre si prioritet kryesor, me Guardiolan që tani është duke favorizuar një lëvizje për Haaland para argjentinasit.
Por, transferimi i Haalandit do të jetë shumë i vështirë, pasi për të interesohen edhe Barcelona, Real Madridi, Chelsea, Manchester Unitedi dhe Liverpooli. /Telegrafi/