Ylli argjentinas, Lionel Messi fitoi Topin e Artë për të tetën herë gjatë një ceremonie të mbajtur të hënën mbrëma në Paris.
Topi i Artë nuk është më çmimi për futbollistin më të mirë të vitit në fund, por nga sezoni i kaluar. Kështu, ata që ishin favoritët kryesorë për ta fituar atë për sezonin 2022/23 ishin Messi, i cili udhëhoqi Argjentinën drejt titullit të Kupës së Botës dhe Erling Haaland, 13 vjet më i ri.
Haaland e çoi Manchester Cityn drejt kurorës së trefishtë me 52 gola, duke përfshirë edhe trofeun e parë më të rëndësishëm për Cityn në Ligën e Kampionëve. Në fund, Messi fitoi Topin e Artë, Haaland ishte i dyti dhe Kylian Mbappe ishte i treti.
Me rastin e marrjes së çmimit, Messi u përkul para konkurrentëve të tij të rinj, duke vlerësuar lartë dhe duke i parë si trashëgimtar të tij.
“Erling dhe Kylian janë dy bisha konkurruese. Pres që ata të dy të luftojnë për këtë çmim që e meritojnë”, ka thënë Messi, i cili më pas iu drejtua në mënyrë specifike norvegjezit.
“Siç thashë, ai gjithashtu e meritonte shumë Topin e Artë. Erling fitoi Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve dhe ishte golashënuesi më i mirë i të gjithëve. Ky çmim mund të ishte i yti sonte. Kështu që unë jam i sigurt se do ta fitosh vitet e ardhshme”, përfundoi argjentinasi.
Megjithatë, shumë tifozë futbolli, gazetarë dhe legjenda janë të bindur se Haaland duhet ta kishte fituar këtë Top të Artë. Më saktë, Messi e fitoi në mënyrë të pamerituar, dhe se Haaland u dëmtua.
Por, golashënuesi gjenial norvegjez e duroi humbjen në mënyrë zotërinjsh.
Reagimi i tij u prit gjatë dhe më pas ai u kënaq me të. 24 orë pas ceremonisë në Paris, ai ka publikuar një foto të Messit me Topin e Artë dhe e ka uruar në spanjisht. /Telegrafi/