Barcelona dhe Real Madrid mbeten të etur për sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland, ashtu si edhe disa klube të mëdha në Evropë, por kërkesat e tij të larta për pagë vjetore kanë bërë që dy klubet nga La Liga të largohet nga ndjekja e tij.
Interesi nga klubet drejtuese në të gjithë Evropën për sulmuesin 20-vjeçar nuk është sekret, me bëmat e tij në Gjermani duke shënuar vazhdimisht.
Mino Raiola, agjenti i lojtarit, gjithashtu ka qenë duke mbajtur thashethemet pasi i shoqëruar nga babai i Haaland, Alf Inge, ka vizituar shumë klube – përfshirë Barcelonën dhe Real Madridin Madrid.
Diskutimet janë zhvilluar me Jose Angel Sanchez, drejtori i përgjithshëm i Realit dhe me Joan Laporta, presidenti i rizgjedhur në Camp Nou.
Megjithatë, kërkesat e larta për pagë nga përfaqësuesit e Haaland si duket kanë shtangur dy klubet e mëdha të La Ligës.
Sipas mediumit Goal.com, kërkesat e pagës së norvegjezit për 35 milionë euro në vit kanë distancuar Barçën dhe Realin nga një marrëveshje.
He wants how much? 🤯
By @RubenUria
— GOAL News (@GoalNews) April 15, 2021
Goal ka gjithashtu mësuar se një klub anglez bëri qasje për Haaland disa muaj më parë dhe përfundoi duke u larguar nga bisedimet pasi u bë i vetëdijshëm për kërkesat astronomike prej 35 milionë eurosh në vit.
Interesi nga ajo skuadër tani është ftohur, ndërsa Barça dhe Reali e dinë se as ata nuk mund të përballojnë një marrëveshje të tillë me ato kushte. /Telegrafi/