Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland thuhet se është vërshuar nga ofertat, pasi pesë klube të mëdha evropiane duan transferimin e tij.
Largimi i sulmuesit sensacional norvegjez nga Dortmund duket i pashmangshëm në afatin e ardhshëm kalimtar të verës.
Këtë të premte thuhet se do të ketë një takim të rëndësishëm mes agjentit Mino Raiola dhe norvegjezit Haaland që do të jetë kyç për të ardhmen e lojtarit pas eliminimit të Dortmund nga Liga e Evropës.
Sipas mediumit Cadena Ser, në tavolinë janë pesë oferta: nga Manchester City, Real Madrid, Barcelona, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain.
Përveç kësaj, ky medium shton se ka një ofertë të madhe rinovimi edhe nga Dortmundi, por që lojtari nuk e mendon këtë.
? Así te ha contado @PacojoSER la última hora sobre la situación de Haaland:
? Tiene 5 ofertas sobre la mesa (entre ellos, Madrid y Barça)
? Los blancos le piden esperar un año más en Dortmund
? El City de Guardiola, favorito para fichar al noruegohttps://t.co/p1pG6yXPN6 pic.twitter.com/gzaKdEhb0M— SER Deportivos (@SERDeportivos) February 23, 2022
Aktualisht, City thuhet se është i pari në listë, por Real Madridi dëshiron të bindë Haaland që të qëndrojë edhe një vit në Dortmund dhe pastaj të transferohet në Santiago Bernabeu.
Los Blancos e dinë që Kylian Mbappe dhe Haaland kushtojnë njësoj tani, por se ardhja e të dyve sezonin e ardhshëm thuhet se është e pamundur. /Telegrafi/