Site icon Telegrafi

Haaland cilësohet si ‘viktima’ e fundit: Lewandowski, Sneijder dhe pesë lojtarët e tjerë që u grabitën ndër vite për Topin e Artë

Lionel Messi e fitoi të hënën mbrëma (30 tetor) Topin e tetë të Artë në karrierë, duke vendosur rekord dhe njëherësh moment historik në futboll.

Ylli argjentinas mposhti Erling Haalandin dhe Kylian Mbappe për të fituar çmimin më të madh individual për një lojtar.

Por, në vitin 2022 – revista franceze që e organizon ceremoninë, France Football kishte njoftuar se do të ketë ndryshime në rregulla.

Lexo po ashtu Rrugëtimi i Leo Messit për të fituar tetë Topa të Artë, por a mund të konsiderohet tani GOAT?

Shfaqjet individuale tani kanë përparësi ndaj trofeve të fituar në klub ose kombëtare.

Përkundër se paralajmëruar këto rregulla, mediumi bëri sërish shkelje, duke vlerësua me shumë suksesin ekipor se sa atë personal.

Nëse flasim për statistika individuale për aspektin e golave dhe trofeve të fituar, Haaland ishte dukshëm para Messit.

Lexo po ashtu Si votoi Shqipëria për Topin e Artë - bëhen publike votat

Haaland gjatë sezonit 2022/23: 36 gola dhe 8 asistime në Ligën Premier, 12 gola dhe një asistim në Ligën e Kampionëve, tri gola në FA Cup, një gol në Carabao Cup, ndërsa e mbylli sezonin duke ia fituar tripletën Manchester Cityt.

Messi gjatë sezonit 2022/23: 16 gola dhe 16 asistime në Ligue 1, katër gola dhe katër asistime në Ligën e Kampionëve, një në Kupën e Francës me Parisin dhe fitoi ligën, ndërsa me Argjentinën kishte shtatë gola në Kupën e Botës, ndrysa u mposht nga Mbappe për çmimin e golashënuesit më të mirë.

Goal.com ka bërë një analizë se cilat janë vjedhjet më të mëdha ndër vite në ndarjen e çmimit të Topit të Artë dhe lista përmban shumë legjenda, ndërsa Haaland po konsiderohet nga shumëkush si viktima e fundit e France Football.

Lexo po ashtu Çfarë i tha Messi, Haalandit pasi që e fitoi Topin e Artë

Robert Lewandowski (2020 & 2021)

Bayern Munichu fitoi tripletën në sezonin 2019-20 (Bundesligën, DFB-Polak dhe Ligën e Kampionëve), teksa Lewandowski u shfaq padyshim si sulmuesi më i mirë në botë duke shënuar 55 gola. Fatkeqësisht pandemia COVID-19 i rrëmbeu polakut  atë që me siguri do të kishte qenë Topi i Artë i tij i parë.

Ceremonia e vitit 2020 u anulua pasi autoritetet franceze morën vendimin për të anuluar sezonin e Ligue 1. “Barazia që kërkohet për këtë titull nderi nuk do të përmbushet, veçanërisht kur bëhet fjalë për vlerësimin e performancës dhe përgatitjes. Të gjithë pretendentët e këtij trofeu nuk do të jenë në të njëjtën varkë”, kishte thënë kryeredaktori i “France Football”, Paskal Ferre.

Ky shpjegim nuk qëndroi i vërtet, por mospërfillja nuk pati një ndikim negativ te Lewandowski, i cili u kthye për të shënuar 62 gola për Bayernin në të gjitha kompeticionet në vitin 2021.

Dukej si një formalitet që më në fund do t’i jepej Topi i Artë që i ishte mohuar një vit më parë dhe ai përfundoi duke grumbulluar një total prej 580 pikësh në votim, të cilat nuk mjaftuan. Messi grumbulloi 33 më shumë atë vit, pasi fitoi Kupën e Amerikës me Argjentinën.

Në fund, polaku do të duhej të kënaqej vetëm me çmimin inaugurues “Gerd Muller-Sulmuesi i Vitit”, i cili ndihet si një shuplakë në fytyrë sot e kësaj dite ndaj polakut.

Virgil van Dijk (2019)

Erdhi nga Southamptoni në janarin e vitit 2018 për 85 milionë euro dhe menjëherë solli një revolucion në lojën e Liverpoolit. Van Dijk padyshim u kthye në mbrojtësin më të mirë të Ligës Premier dhe në sezonin 2018-19, ku The Reds e mbyllën kampionatin me 97 pikë dhe me vetëm një humbje. Gjithsesi në mënyrë të pabesueshme, Liverpooli sërish nuk arriti të fitonte dot kampionatin atë sezon, me vetëm një pikë më pak se Manchester City.

Edhe pse në Ligën Premier dolën të dytët, Reds e Jurgen Kloppit arritën të fitonin Ligën e Kampionëve, me Van Dijk që ishte padyshim protagonisti kryesor, madje duke shënuar dhe 10 gola gjatë gjithë sezonit.

Holandezi ishte shumë afër të bëhej mbrojtësi i katërt në histori që do të fitonte Topin e Artë, por ky çmim i shkoi Messit, me 51 gola dhe 22 asistime për Barcelonën atë sezon, edhe pse Barcelona e tij u eliminua në Ligën e Kampionëve pikërisht nga Liverpooli me një nga përmbysjet më të mëdha në historinë e kësaj gare.

“Vendimin e marrin gazetarët dhe ata kështu e shohin. Unë e shoh pak më ndryshe dhe po ashtu edhe shumë njerëz. Nuk mund të kujtoj ndonjë sezon më mbresëlënës për një mbrojtës ndonjëherë”, kishte deklaruar Klopp i zhgënjyer për këtë çmim.

Cristiano Ronaldo (2018)

Dominimi 10-vjeçar i Messit dhe Ronaldos përfundoi në vitin 2018, kur Topin e Artë e fitoi Luka Modric, i cili fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe shkoi deri në finalen e Botërorit të Rusisë me Kroacinë, por ai e përfundoi vitin me vetëm tri gola dhe 11 asistime.

Ronaldos duhej t’i jepej Topi i Artë numër gjashtë për të, pasi kishte shënuar 44 gola, përfshirë 15 në Ligën e Kampionëve duke ndihmuar Realin që të fitonte Ligën e Kampionëve për herë të 13-të. Sulmuesi portugez nuk foli kurrë publikisht për të shprehur zhgënjimin e tij, por e motra u shfaq në rrjetet sociale për të kritikuar këtë vendim me ofendime.

“Fatkeqësisht kjo është bota në të cilën jetojmë, e kalbur, me mafiozë dhe para të qelbura. Fuqia e Zotit është shumë më e madhe se e gjithë kjo kalbësi. Zoti merr kohën e tij, por nuk dështon”, shkruante Elma Aveiro në llogarinë e saj në Instagram.

Franck Ribery (2013)

Bayern Munichu u bë klubi i parë gjerman që fitoi tripletën në sezonin 2012-13 nën drejtimin e Jupp Heynckes, me lojtarë të tillë si Thomas Muller, Philipp Lahm, Bastian Shëeinsteiger, të cilët ishin në kulmin e karrierës së tyre.

Por, arkitekti i vërtetë i suksesit të Bayernit ishte Ribery, me francezin që realizoi 34 gola në të gjitha garat. Ritmi dhe dredhia e francezit me topin i dhanë Bayernit avantazhin në ndeshjet më të vështira dhe arriti të fitonte çdo trofe të mundshëm, por gjithsesi përfundoi pas Ronaldos dhe Messit në votimin e fundit për “Topin e Artë”.

“Ishte e padrejtë. Ishte një sezon i jashtëzakonshëm për mua dhe unë duhet ta kisha fituar atë. Ata e zgjatën kohën për të votuar dhe ndodhi diçka e çuditshme. Ndjeva se ishte një zgjedhje politike”, kishte thënë Ribery në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” në vitin 2022.

Wesley Sneijder (2010)

Messi fitoi Topin e Artë numër dy në vitin 2010 pas një sezoni të frytshëm me Barcelonën, ku shënoi 47 gola dhe dha 12 asistime, teksa fitoi La Ligën dhe Kupën e Botës për Klube. Gjithsesi në Ligën e Kampionëve ishte Interi i Jose Mourinhos që nuk i la katalanasit ta fitonin trofeun me “veshë të gjatë” për të dytën herë radhazi.

Sneijder shënoi një dhe asistoi një tjetër në ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Barcelonës, teksa në të dytën Interi u kualifikua pas një klasi të treguar në mbrojtje që vetëm Mourinho mund ta bëjë.

Fantazisti holandez kishte mbërritur në Giuseppe Meazza vetëm 12 muaj më parë dhe tregoi gjithë klasin e tij atë sezon, duke ndihmuar zikaltrit të fitonin tripletën e vetme historike për një klub italian.

Për të mos mjaftuar kjo, Sneijder gjithashtu ishte një nga protagonistët kryesorë në Botërorin e vitit 2010 në Afrikën e Jugut, duke ndihmuar Holandën e tij të shkonte deri në finale, vetëm për të humbur përballë Spanjës në fund.

Çuditërisht, Xavi dhe Andres Iniesta përfunduan më lartë se Sneijder në votimin e Topit të Artë, duke lënë të zemëruar presidentin e Interit të asaj kohe, Massimo Moratti.

“Më duket shumë e padrejtë. Sneijder pati një vit fenomenal, fitoi gjithçka që mund të kishte fituar. Duket e padrejtë që çmimi t’i jepet dikujt që edhe pse një lojtar i madh, nuk kishte të njëjtin nivel të performancës gjatë gjithë vitit”, ishin fjalët e ish-numrit 1 të Interit në intervistën për faqen zyrtare të klubit.

Deco (2004)

Sulmuesi ukrainas Andriy Shevchenko shtoi emrin e tij në listën e fituesve të Topit të Artë në vitin 2004, pasi shënoi 36 gola në të gjitha kompeticionet për të ndihmuar Milanin të fitonte Serinë A dhe Superkupën e Italisë. Shevchenko ishte padyshim një nga qendërsulmuesit më të mirë në planet atë vit, por ai disi fitoi më shumë vota se tre lojtarë që ia kaluan atij në performancë: Deco, Ronaldinho dhe Thierry Henry.

Ronaldinho shijoi një sezon të mrekullueshëm debutues në Barcelonë, të cilin e mbylli me 28 gola të përfshirë dhe fitoi çmimin e “FIFA Lojtari i Vitit”, pavarësisht dështimit të gjigantëve spanjollë për të fituar një trofe. Ndërkohë, sulmuesi i Arsenalit, Henry fitoi “Këpucën e Artë Evropiane” me 46 gola në sezonin 2003-04 dhe luajti një rol jetik në fushatën historike të pamposhtur të “Topçinjve” në Ligën Premier.

Të dy këta lojtarë kishin pretendime të forta për Topin e Artë, por Deco kishte arsyen më të madhe për t’u ndjerë i mërzitur pasi fitoi Ligën e Kampionëve me Porton nën drejtimin e Mourinhos. Magjistari i vogël shënoi nëntë gola dhe asistoi 25 për Porton dhe fitoi çmimin “Lojtari i Ndeshjes” në fitoren e tyre në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Monacos. Deco u emërua gjithashtu “Futbollisti i Vitit” nga UEFA, dhe paraqitjet e tij i dhanë atij një transferim me para të mëdha në Barcelonë.

Mjeshtëria e Decos në top dhe aftësia e jashtëzakonshme e pasimeve e bënë atë një kënaqësi për t’u parë dhe arritjet e tij me një skuadër si Porto duhet ta kishin vënë atë në krye të grupit.

Thierry Henry (2003)

Nëse Henry ishte i pafat që nuk fitoi Topin e Artë në 2004, është e drejtë të thuhet se ai u grabit plotësisht një vit më parë, pasi vendosi standarde të reja përsosmërie në Ligën Premier. Francezi regjistroi 24 gola dhe 25 asistime për Arsenalin dhe sot e kësaj dite mbetet lojtari i vetëm në historinë e futbollit anglez që ka kaluar shifrën 20 në të dyja kategoritë për një sezon të vetëm.

“Topçinjtë” humbën ngushtë nga Manchester United në garën për titull 2002-03, por ata fituan Kupën FA dhe Henry ishte i padiskutueshëm në llogaritjen përfundimtare për çmimet e “Lojtarit të Vitit të PFA” dhe “FËA Futbollisti i Vitit”.

Ai gjithashtu shënoi shtatë gola në Ligën e Kampionëve, por përfundimisht doli i dyti pas Pavel Nedved kur ishte koha që të shpërndahej Topi i Artë. Juventus fitoi kampionatin dhe arriti në finalen e Ligës së Kampionëve, vetëm për të humbur me penallti nga rivalët e vjetër të Milanit dhe Nedved ishte padyshim një nga lojtarët e tyre të shquar.

Por, ylli i Republikës Çeke nuk iu afrua Henryt për sa i përket shkëlqimit apo ndikimit individual. Në fakt, askush nuk mund të krahasohej me kapitenin e Arsenalit atë vit dhe është krim që ai nuk ka një Top të Artë të ulur në panelin e tij si një shpërblim për bëmat e tij të pabesueshme. /Telegrafi/

Exit mobile version