Telegrafi

Gwyneth Paltrow rikthehet në cilësinë e ‘ikonës së modës’

(Foto: MEGA/GC Images)

Gwyneth Paltrow u bë sërish një ikonë e modës ‘brenda natës’ dhe në dy ditë magjepsi të gjithë botën me zgjedhjet e pagabueshme.

Nga kombinimi i fuqishëm i zi, i thjeshtë me të cilin mahniti publikun, ajo u hodh në të kundërtën e plotë – të bardhën dhe duket se i shkon edhe më shumë.

Lexo po ashtu Paltrow fotografohet në një version natyral duke treguar fytyrën pa makijazh dhe flokët e thinjura
Ditë më parë, aktorja zgjodhi të zezën në ceremoninë e CFDA Fashion Awards (Foto: Instagram/gwynethpaltrow)

Aktorja e famshme dhe pronarja e markës Goop, e cila mbante titullin e personazhit të veshur më mirë në vitin 2012, duket e përsosur në moshën 51 vjeçare dhe duke pasur parasysh që nuk shihet shpesh në publik, ky është një rifreskim i vërtetë.

Ajo ishte gjithashtu në qendër të vëmendjes së publikut për shkak të kombinimit që kishte veshur në një event të rëndësishëm për Kim Kardashian, e cila prezantoi koleksionin e ri, ‘Swarovski x SKIMS’, në rrugën e famshme Fifth Avenue në New York.

Gwyneth Paltrow gjatë arritjes në evenimentin ‘Swarovski x SKIMS’ (Foto: MEGA/GC Images

Gwyneth kishte veshur një fustan të bukur të bardhë pa rripa që ndiqte figurën e saj të hollë, të cilin e plotësoi me kristale luksoze dhe mori dozën perfekte të elegancës. Sa u përket këpucëve, ajo zgjodhi modelin e njohur Eva nga Salvatore Ferragamo.

Aktorja shkëlqeu me fustan të bardhë (Foto: WWD)
Lexo po ashtu Ashley Graham ‘vodhi’ spektaklin me të brendshme

Aktorja mbërriti në eveniment me një pallto elegante të zezë dhe padyshim dukej hyjnore në këtë edicion të reduktuar bardh e zi. /Telegrafi/

(Foto: WWD)