Gwyneth Paltrow u bë sërish një ikonë e modës ‘brenda natës’ dhe në dy ditë magjepsi të gjithë botën me zgjedhjet e pagabueshme.
Nga kombinimi i fuqishëm i zi, i thjeshtë me të cilin mahniti publikun, ajo u hodh në të kundërtën e plotë – të bardhën dhe duket se i shkon edhe më shumë.
Aktorja e famshme dhe pronarja e markës Goop, e cila mbante titullin e personazhit të veshur më mirë në vitin 2012, duket e përsosur në moshën 51 vjeçare dhe duke pasur parasysh që nuk shihet shpesh në publik, ky është një rifreskim i vërtetë.
Ajo ishte gjithashtu në qendër të vëmendjes së publikut për shkak të kombinimit që kishte veshur në një event të rëndësishëm për Kim Kardashian, e cila prezantoi koleksionin e ri, ‘Swarovski x SKIMS’, në rrugën e famshme Fifth Avenue në New York.
Gwyneth kishte veshur një fustan të bukur të bardhë pa rripa që ndiqte figurën e saj të hollë, të cilin e plotësoi me kristale luksoze dhe mori dozën perfekte të elegancës. Sa u përket këpucëve, ajo zgjodhi modelin e njohur Eva nga Salvatore Ferragamo.
Aktorja mbërriti në eveniment me një pallto elegante të zezë dhe padyshim dukej hyjnore në këtë edicion të reduktuar bardh e zi. /Telegrafi/