Telegrafi

Gustavo Gomez dhe Jose Sosa kërkohen nga klubet turke

Fenerbahce dhe Trabzonspor janë në bisedime me Milanin në përpjekje për transferimin e dyshes, Gustavo Gomez dhe Jose Sosa.

Sipas Gazzetta dello Sport, shefat e Fenerit janë në Milano dhe duan të arrijnë marrëveshje për mbrojtësin Gomez, i cili konsiderohet tepricë në San Siro pas angazhimit të Mateo Musacchios e Leonardo Bonuccit.

Lexo po ashtu Milani i vë në shitje tre lojtarë, ata nuk stërvitësin me skuadrën

Nga ana tjetër, Trabzon është pranë që të arrijë marrëveshje për transferimin e mesfushorit Sosa.

Ai nuk bën pjesë në planet e Vincenzo Montellas dhe pritet të kthehet në Turqi për katër milionë euro.

Sosa ka luajtur te Besiktasi gjatë viteve 2014-2016 dhe e njeh futbollin turk. /Telegrafi/