Telegrafi

Gurra e Festivaleve vjen në TM kids, rrëfen për pasionet dhe ëndrrat që ka

Gurra Elezi është pjesëmarrësja e radhës në emisionin TM kids.
8 vjeçarja nga qyteti i Shkupit është një artiste e re e cila premton shumë, pasi krahas shkollimit obligativ po ndjek edhe shkollimin muzikor.
Si një bashkëpunëtore shumë e zonja me ekipin tonë, Gurra foli për jetën e saj, pasionet dhe dëshirat, teksa zbukuroj emisionin me zërin e saj të mrekullueshëm.

Gurra tregoj se përveç muzikës i pëlqen dhe profesioni i mjekes.

Ajo tha se i pëlqejnë ushqimet që gatuajnë prindërit e saj, duke përmendur krepat dhe tostin.

E pyetur se si do të vepronte po të posedonte një shumë të madhe parash, Gurra tha se do t’i shpenzonte për të plotësuar disa nga dëshirat e saj dhe të familjarëve.

Përveç këndimit, një ndër pasionet e Gurrës janë edhe udhëtimet nëpër vende të ndryshme të botës, ajo tha se Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe Afrika, janë vendet që do të donte t’i vizitojë.

Ne u kënaqëm shumë me Gurrën, me energjinë pozitive dhe aftësinë e saj bashkëpunuese, prandaj ju ftojmë që të ndiqni emisionin në linkun e poshtë shënuar.