Site icon Telegrafi

Gundogan thyen heshtjen dhe flet për të ardhmen e tij

Ilkay Gundogan duket se do të largohet nga Manchester City, edhe pse ende nuk është asgjë zyrtare.

Kampioni i Evropës po shpreson ta mbajë në Etihad Stadium mesfushorin gjerman, por Gundogan ende nuk ka vendosur nëse do ta pranojë propozimin për kontratën e re.

Barcelona mbetet skuadra më e interesuar për gjermanin, derisa ai ka thyer heshtjen dhe ka folur për të ardhmen e tij.

Lexo po ashtu Gundogan refuzon dy oferta fitimprurëse, preferon Barcelonën

Kapiteni i Citizens ka thënë se nuk ka marrë ende vendim sa i përket të ardhmes së tij, por ai ka zbuluar se ka refuzuar një rikthim te Borussia Dortmundi.

“Asnjë vendim nuk është marrë ende, unë jam ende në proces për të vendosur të ardhmen time”.

Lexo po ashtu Kapiteni i Man Cityt, Gundogan: Ndeshja ishte 50/50, me fat që fituam ne

“Kishte një kontakt me Borussia Dortmundin, por nuk ishte asnjëherë afër pasi rikthimi në Bundesligë nuk është pjesë e planeve të mia”, tha Gundogan.

32-vjeçari ka pasur një sezon fantastik ku ka zhvilluar 51 ndeshje zyrtare duke realizuar 11 gola e duke asistuar në shtatë të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version