Telegrafi

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Barcelona është eliminuar nga çerekfinalja e Ligës së Kampionëve, ku pas dy ndeshjeve me Paris Saint Germain pësuan humbje me rezultat 6-4.

Katalunasit kishin fituar ndeshjen e parë në Paris, ndërsa në të dytën ishin në epërsi 1-0, por largimi nga loja i Ronald Araujos me karton të kuq prishi gjithçka.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer një nga futbollistëve më të mirë të Barcelonës, Ilkay Gundogan me gjermanin që ka thënë se eliminimi është i trishtueshëm.

Lexo po ashtu Gundogan godet bashkëlojtarët e tij pas humbjes në El Clasico: Ajo që pash në dhomat e zhveshjes nuk më pëlqeu 

Gundogan ka goditur Araujon, duke thënë se mbrojtësi uruguaian gaboi në rastin e ndërhyrjes, pasi është dashur ta lë portierin të intervenoj dhe mos të përjashtohet nga loja.

“Jam shumë i zhgënjyer, kualifikimi ishte në dorën tonë, por ia dhuruam kundërshtarëve në mënyrën më të lehtë. Është pak e vështirë të mendosh se çfarë të bësh në momente si ai i Araujos, por nëse zgjedh të ndërhysh duhet të jesh i sigurt se do të kapësh topin”.

“Në të kundërt është më mirë që të pësosh gol, apo edhe ta lejosh kundërshtarin të dalë vetëm për vetëm me portierin pasi nuk dihet nëse Barcola do të shënonte me siguri. Mendoj se duhej që Araujo t’i dhuronte mundësinë portierit që të ndërhynte”.

“Kur mbetëm me një lojtar më pak atëherë ndeshja u ‘vra’ dhe ishte shumë e vështirë”, deklaroi mesfushori gjerman.

Por ndryshe nga Gundogan, trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez hodhi akuza në drejtim të gjyqtarit duke thënë se i dëmtoi me largimin e Araujos nga loja. /Telegrafi/