Telegrafi

Gundogan: Kam parë lojtar si Zidane dhe Ronaldinho, por Messi është lojtari im i preferuar

Mesfushori i Manchester City, Ilkay Gundogan pranon se Lionel Messi është lojtari i tij i preferuar aktualisht.

Ylli i Barcelonës mbetet pa kontratë në muajin qershor te Barcelona dhe është duke u lidhur me një transferim te City.

Për sulmuesin argjentinas ka folur edhe njëri nga yjet e Cityt, Gundogan, i cili ka thënë se Messi është aktualisht lojtari i tij i preferuar.

Lexo po ashtu Asistimi fantastik i portierit Ederson dhe supergoli i Gundogan shpallin kandidaturën për ‘golin e vitit’

“Është një pyetje e vështirë. Unë do të thosha që Leo Messi është lojtari im i preferuar i të gjitha kohërave sepse është një kënaqësi e madhe ta shoh dhe unë kam avantazhin të vazhdoj ta shoh duke luajtur”, ka thënë fillimisht Gundogan.

“Sigurisht që ka lojtarë të tjerë që mbaj mend, si Zinedine Zidane dhe Ronaldinho”.

Lexo po ashtu Momenti magjik i Ilkay Gundogan që dëshmon se aktualisht është lojtari më i mirë në Ligën Premier

“Unë kam parë shumë yje, por nëse mund të zgjedh vetëm një është ndoshta Messi”, përfundoi mesfushori gjermani Cityt.

Ndryshe, Gundogan është duke kaluar në një formë shumë të lartë dhe ka shënuar nëntë gola në Ligën Premier vetëm nga 1 janarit i këtij viti. /Telegrafi/