Pep Guardiola dhe Ilkay Gundogan u përpoqën të mbanin lotët pas triumfit të tyre në FA Cup.
Manchester City ia doli të mposhte rivalin lokal Manchester United me një fitore 2-1 të mjaftueshme për të siguruar trofeun në stadiumin Wembley.
Ndërsa City dominoi për periudha të gjata, skuadra e Erik ten Hag i vështirësoi gjërat skuadrës së Guardiolës, duke i treguar se nuk do ta kishin të lehtë.
Për Gundogan, ishte një pasdite për t’u kujtuar pasi dy golat e tij vendosën ndeshjen.
Reprezentuesi gjerman është gjithashtu potencialisht në fund të karrierës së tij në City me një kontratë që skadon në fund të muajit.
Spekulimet kanë sugjeruar se ai mund të transferohet te Barcelona, që do të thotë se ai po i shijon ditët e fundit të skuadra angleze.
Pep crying and embracing Gundogan 😭😭 #Pep pic.twitter.com/M57AFkSWi4
— The Pep (@GuardiolaTweets) June 3, 2023
Për Guardiolën, ai tani është vetëm një ndeshje larg krijimit të historisë me klubin.
City tani ka fituar Ligën Premier dhe FA Cup këtë sezon, me vetëm finalen e Ligës së Kampionëve kundër Interit të mbetur për të luftuar.
Një fitore në Stamboll do t’i siguronte një tripletë të rëndësishme skuadrës së Guardiolës, duke e bërë atë trajnerin e parë të Ligës Premier që e arrin atë që nga Sir Alex Ferguson në vitin 1999. /Telegrafi/
Pep Guardiola crying after sealing his second domestic double as Man City Coach #Pep #ReInventingTheGame pic.twitter.com/9H3hxXn3MM
— The Pep (@GuardiolaTweets) June 3, 2023