Pep Guardiola ka uruar Real Madridin për trofeun e fituar të Ligës së Kampionëve, teksa ka folur edhe për Zinedine Zidanen e ish-skuadrën e tij, Barcelonën.
Trajneri i Manchester Cityt e ka cilësuar Zidanen si trajner të madh dhe Realin si fitues të denjë të Ligës së Kampionëve.
Megjithatë, Guardiola i ka thënë të mos e teprojnë me vetëbesim pasi Barcelona shpejt do të kthehet në nivele të larta dhe t’i mposht.
“Ai është një trajner i madh dhe, si lojtar, ai ishte në një nivel tjetër”, ka thënë fillimisht Guardiola.
“Jam i lumtur për të, sepse ai ka bërë një punë të shkëlqyeshme”, përcjell Telegrafi.
“Unë e përgëzoj Real Madridin sepse ata ishin fituesi i denjë i Ligës së Kampionëve, por gjithashtu do t’u them atyre që të mos kenë shumë vetëbesim për shkak se Barcelona gjithmonë kthehet”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/