Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka deklaruar se ka skuadra që mund të paguajnë klauzolën e Lionel Messit.
Pesë herë lojtari më i mirë në botë po spekulohet se mund të kalojë te City.
Dëshira e Guardiolës është që të bashkohet me Messin dhe që të luaj me të në një ekip.
“Nuk e di. Dikush mund ta bëj këtë. Nëse i keni paratë dhe dëshironi t’i shpenzoni, atëherë kjo natyrisht se mund të ndodhë”, deklaroi Guardiola.
Messi ka një klauzolë prej afro 1 miliard euro. /Telegrafi/