Telegrafi

Guardiola: Pesë ekipe janë në garë për titullin e Ligës Premier

Pep Guardiola (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se janë pesë skuadra në garë për titullin e Ligës Premier këtë sezon.

Manchester City është duke e udhëhequr momentalisht kampionatin anglez me 23 pikë nga nëntë ndeshje, po aq sa ka Liverpooli në vendin e dytë.

Megjithatë, diferenca me tri vendet poshtë dy liderëve është shumë e vogël, vetëm dy pikë.

Chelsea, Arsenali dhe Tottenhami ndajnë pozitat tre, katër dhe pesë me nga 21 pikë nga nëntë ndeshjet e para.

Guardiola dhe Sarri gjatë një ndeshje mes Cityt dhe Chelseat (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Kjo diferencë e ngushtë pikësh ka bërë që Guardiola ta sheh një garë të fortë për titull këtë sezon në Ligën Premier.

Në përgatitje për udhëtimin e Cityt të hënën në Tottenham, Guardiola ka thënë se janë pesë ekipe në garë për titull.

“Nuk kam asnjë dyshim rreth kësaj [garës për titull]”.

“Ne jemi vetëm dy pikë diferencë me vendin e tretë, katërt dhe pestë. Ata janë shumë të fortë të gjithë”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/