Trajneri Pep Guardiola ka folur për sulmuesin Cristiano Ronaldo, i cili është lidhur me një transferim te Manchester City.
Ronaldo do të largohet këtë verë nga Juventusi, pasi këtë ia ka komunikuar drejtuesve dhe trajnerit Massimiliano Allegrit.
Destinacioni i ardhshëm i yllit portugez pritet të jetë Manchester City, pasi thuhet se palët kanë arritur marrëveshje personale.
Për situatën e lojtarit ka folur edhe vet trajneri i Cityt, Guardiola, i cili ka thënë de gjithçka mund të ndodh.
“Në tre ose katër ditë gjithçka mund të ndodhë”.
“Ka pak lojtarë, përfshirë Ronaldon të cilët vendosin se ku do të luajnë”.
“Ka shumë gjëra që janë larg”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/