Site icon Telegrafi

Guardiola mbështet Kloppin për festimin ndaj Evertonit

Klopp dhe Guardiola (Foto: Ben Hoskins/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka mbështetur Jurgen Kloppin pas festimit ndaj Evertonit.

Tekniku gjerman nuk u përmbajt dhe u fut në fushë kur Divock Origi shënoi në minutat shtesë të ndeshjes.

“Nuk jam i lumtur për atë, por ka shumë emocione. E di kur e kam bërë, por nuk isha i lumtur pastaj”.

Jurgen Klopp dhe Virgil van Dijk pas fitores së Liverpoolit në Anfield (Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

“Ndonjëherë është sport emocionues, çdo gjë ndodh në mendjen tënde. Po flas nga ana ime, por duhet edhe të respektosh anën tjetër”.

“Kur fiton je personalitet i madh, kur humbet është mungesë respekti. Kur humbet je djalë i keq, kur fiton gjithçka është e pranueshme. Jetojmë në një botë kur të gjithë gjykojnë fituesit”, ka thënë Guardiola.

Lexo po ashtu Shaqirit i pëlqeu festimi i Kloppit ndaj Evertonit: Nuk ishte mosrespekt për kundërshtarin, jam i lumtur te Liverpooli

Pas fitores në derbi Reds kanë vetëm dy pikë më pak se Man City që është në krye te tabelës.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Klopp është kundër Burnleyt, ndërsa ajo e Guardiolas luan ndaj Watford. /Telegrafi/

Exit mobile version