Telegrafi

Guardiola lavdëron Celinën për paraqitjen e mirë

Foto: Getty Images/Guliver

Manchester City arriti të përmbysë epërsinë e Swanseas prej 2-0, duke fituar në fund 2-3 dhe kështu u kualifikuan në gjysmëfinale të FA Cup.

Lojtari më i mirë i Swanseas në këtë ndeshje ishte Bersant Celina, i cili përveç golit ndihmoi skuadrën e tij të qarkullojë lojën dhe kjo normalisht që nuk i iku Pep Guardiolas.

“Në përgjithësi ne luajtëm një ndeshje të mirë. Kemi bërë disa gabim dhe pranuam gola”.

Bersant Celina duke festuar golin ndaj Man Cityt (Foto: Harry Trump/Getty Images/Guliver)

“Celina lëvizte mirë në mes të vijave, por ne folëm në përfundimin e pjesës së parë dhe thamë se duhej të shënonim dhe atëherë të shpresonim që çdo gjë do ishte më e lehtë”.

“Motivi i skuadrës nuk u ulë. Filluam mirë në fillim, por dështonim në pasimin dhe aksionin e fundit, ja pse kishim probleme”.

“Swansea luajti mirë, por ne filluam mirë pjesën e dytë, gjetëm golin dhe pas kësaj krijuam shumë shanse”, ka thënë Guardiola pas ndeshjes. /Telegrafi/